ERE i hap rrugë KESH-it t’i shesë energjinë drejtpërdrejt OSHEE

11 Shkurt 2015 – Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar marrëveshjen që i lejon KESH të shesë energjinë e tepërt drejtpëdrejt tek Operatori i Shpërndarjes, duke shmangur kështu tregtarët privatë.

Javën e fundit, si pasojë e rritjes së rezervës hidrike,KESH u detyrua të shesë energjinë e tepërt tek kompanitë private, të cilat e blenë atë me një çmim mesatar 30.83 euro për mega.

Në të njetën kohë, pak ditë para se KESH të niste shitjen e energjisë, Kompania tjetër shtetërore ajo e Shpërndarjes bleu nga të njejtat kompani private 200 mijë megavat energji për mbulimin e humbjeve, por me çmim dukshëm më të lartë nga ai që shiti KESH. Përmes miratimit të marrëveshjes, nëse KESH do të ketë sërisht energji të tepërt për Marsin, atëherë do i shesë drejtpërdrejt OSHEE-së, duke shmangur hallkën e tregtarëve private.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A