Energjia në Nëntor, 15 % më pak humbje në rrjet

12 Dhjetor 2014 – Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri i ka cilësuar tepër të suksesshme masat e qeverisë për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët shqiptar. Në fjalën e tij në Kuvend, Gjiknuri tha se gjatë muajit Nëntor humbja e energjisë në rrjet ka rënë ndjeshëm duke shkuar në nivelin e 32 për qind nga 47 për qind që kanë qenë në të njëjtin muaj të një viti më parë. “Me kënaqësi konstatojmë se ka 15 % më pak humbje”, është shprehur Gjiknuri.

Sipas ministrit të Energjisë, ky ritëm do të çojë mesataren e këtij viti poshtë 38 për qind, ndërsa nuk duhet harruar se mesatarja e humbjeve të vitit 2013 ishte 45 për qind.

Gjirofarm SH.A