Energjia: 100 milion USD më shumë arkëtime, 7.2% më pak humbje

15 Janar 2015 – Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka bërë publike shifrat e energjisë elektrike në kuadër të operacionit për pagesat e faturave dhe humbjeve në rrjet. “Janë 100 milion dollar më shumë arkëtime në një vit, janë 7.2% më pak humbje vjetore” deklaron ministri Gjiknuri në analizën e sektorit të energjisë. Sipas tij kjo është ulja më e madhja historike e humbjeve, krahasuar me 10-12 vitet e fundit.

Ndërkohë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar shifrat e arrestimeve për shkak të mospagesës së faturave të energjisë elektrike dhe ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet. “Gjatë kësaj kohë janë arrestuar jo pak. Në flagrancë janë 744 persona, 583 prej tyre janë pronarë biznesesh, të tjerët janë me godina mbi 150 metra katrorë, ndërkohë që janë mbi 60 punonjësit e OSHEE”, tha Tahiri.

Gjirofarm SH.A