Diskutohet ndryshimi i procesit për falimentin

27 Shtator 2014 – Qeveria ka kërkuar ndihmën e Bankës Botërore për të lehtësuar procedurat e falimentit dhe riorganizimin e bizneseve në vështirësi financiare.

“Legjislacioni aktual nuk i sanksionon saktë detyrat dhe përgjegjësitë e administratorit për falimentin apo detyrat e mbikëqyrësit mbi procedurë falimenti. Duke mos u specifikuar qartë detyrat e administratorit, ekziston rrisku i shpërbërjes së masës së falimentit, i dështimit të dy proceseve, i shmangies nga përgjegjësia ligjore. Ligji përcakton në mënyrë të përgjithshme se cfarë është masa e falimentit, por nuk specifikon sendet dhe pasuritë që përfshijnë dhe deri ku shtrihet masa e falimentit”, u shpreh Ministri I Drejtësisë Nasip Naço.

Sipas Bankës Botërore, në Shqipëri kreditorët rekuperojnë nga bizneset e falimentuara vetëm 40 për qind të borxhit, kur mesatarja e vendeve të OECD-së është 75 për qind. Por treguesi me problematik është se thuajse të gjitha bizneset në vështirësi financiare përfundojnë në likujdim edhe në rastet kur mund të shpëtohen.

“Dhe çfare ndodh kur një biznes likujdohet? Vlera ekonomike qe eshte ndertuar në atë biznes shkaterrohet, vendet e punes humbasin. Pra ne duhet te ndertojme nje kuader ligjor qe u jep mundesi bizneseve ne veshtiresi te riorganizohen. Kjo nuk do te thote se cdo biznes do te shpetohet, por ato ndermarrje qe jane të shëndetshme dhe qe duhet te shpetohen nuk do te shkaterrohen thjesht dhe vetem per nje veshtiresi te perkoheshme financiare”, thotë Manhesh Uttanchandani, specialist i Bankës Botërore.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A