Doganat arkëtojnë 12 përqind më shumë të ardhura në Tetor

4 Nëntor 2014 – Gjatë muajit Tetor, administrata e Doganave ka arkëtuar 14.815 miliardë lekë e cila krahasuar me arkëtimet e të njëjtit muaj të një viti më parë shenon një rritje prej 12 për qind më shumë.  Në raportin e muajit Tetor të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thuhet se vetëm gjatë këtij muaji në kuadër të luftës kundër evazionit fiskal dhe kontrabandës janë zbuluar dhe ndëshkuar ndër të tjera 14 raste kontrabande me një vlerë prej 12 milionë lekë (120 mijë USD) në pikat doganore kryesore si Kavavijë, Tiranë, Shkodër, Qafë-Botë etj. Rastet e konstatuara janë referuar në Prokurori.

Administrata doganore bën një krahasim edhe për gjithë periudhën 13-mujore të drejtimit të ri, krahasuar me qeverisjen e mëparshme. “Rritja e të ardhurave ka qënë e qëndrueshme dhe me trend progres në të gjithë 13 mujorin e drejtimit të ri (Tetor 2013 – Tetor 2014) duke mbledhur 20.5 miliardë lekë ose 200 milionë dollarë më shumë se e njëjta periudhë paraardhëse, me një rritje prej 14 %”, thuhet ne njoftimin zyrtar te Drejtorise se Doganave.

Gjirofarm SH.A