BSH zbret normën bazë të interesit në 2.25 përqind

27 Nëntor 2014 – Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit në një tjetër rekord historik, nga 2.5 në 2.25 përqind.

Ky vendim, sipas bankës, synon të krijojë kushte më të mira për financimin e aktivitetit ekonomik për konsum dhe investime private.

Sipas bankës, kërkesa e ulët për financim është reflektuar në ecurinë e brishtë të kredidhënies, duke bërë që sinjalet pozitive të muajve të verës për një rigjallërim të kredisë të mos konfirmohen edhe për muajin shtator.

Teprica e kredisë për sektorin privat shënoi rënie nga një muaj më parë dhe një ngadalësim të rritjes vjetore në nivelin 2.1%.

Rigjallërimi i kredisë pritet të jetë gradual dhe në përputhje me rimëkëmbjen e aktivitetit ekonomik.

Këshilli Mbikëqyrës thotë se politika monetare do të vazhdojë të mbetet në kahun stimulues edhe gjatë tremujorëve në vazhdim.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A