BSH ul sërisht normën bazë të interesit deri në 2 %

29 Janar 2015 – Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë uli sërisht normën bazë të interesit duke e çuar atë në 2 për qind, një tjetër minimum historik. Ky vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës vjen pasi pak ditë më parë INSTAT raportoi se në Dhjetor inflacioni ra në 0.7 për qind, kuota më e ulët e dy viteve të fundit. Përmes uljes së normës Banka shpreson të frenojë rënien e ekonomisë në një spirale deflacioniste, me rënie të vazhdueshme çmimesh, çka do të dekurajonte konsumin, investimet e reja dhe rritjen ekonomike.

Kjo është hera e 10 në radhë që Banka ul normën bazë të interesit në përpjekje për të ndihmuar ekonominë e goditur nga kriza. Por për shumë ekspertë, tashmë ulja e normës është shndërruar në një përpjekje të dëshpëruar pasi efekti i saj në nxitjen e kredisë dhe konsumit konsiderohet si minimal.

Ndërkohë që disa prej tyre thonë se zbutja e politikës monetare në këto nivele mund të rrisë rreziqet për ekonominë.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A