BSH: Norma bazë e interesit nuk ndryshon

25 Shtator 2014 – Banka e Shqiperise vendos te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit ne nivelin 2.5 % edhe pas shkarkimit te guvernatorit, inspektores së përgjithshme të Bankës dhe dorëheqjes se Ardian Civicit si anëtar i Këshillit Mbikëqyres. Kjo deklarate zyrtare u leshua nga vete institucioni pas mbledhjes se te merkures ku Keshilli mbikeqyres mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Mujor të Politikës Monetare.

“Në gjykimin e Këshillit, qëndrimi i politikës monetare dhe kushtet financiare janë të përshtatshme për të siguruar kthimin e inflacionit në objektiv brenda një periudhe afatmesme”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua dhe lidhur me inflacionin vjetor të çmimeve të konsumit, i cili rezultoi 2% në muajin gusht, duke shënuar rritje për të dytin muaj radhazi.

“Rritja e inflacionit gjatë dy muajve të fundit është në përputhje me pritjet tona për një konvergjencë graduale të tij drejt objektivit 3%. Megjithatë, ritmi i rritjes së inflacionit gjatë kësaj periudhe është ndikuar edhe nga efekti statistikor i çmimeve të ulëta të vitit të kaluar”, thuhet në njoftim.

Sipas tij, ky ndikim pritet të moderohet në muajt e ardhshëm dhe për këtë arsye, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se shpejtësia e rikthimit të inflacionit në objektiv do të jetë më e ulët se ajo e sugjeruar nga dinamika e dy muajve të fundit.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A