BSH mban në nivelin 2 për qind normën bazë të interesit

5 Mars 2015 – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se banka do të vijojë ta mbajë të nivelin 2 për qind normën bazë të interesit për të mbështetur rimëkëmbjen e ekonomisë. Sipas guvernatorit, kjo politikë veç rritjes nën potencial të ekonomisë imponohet edhe nga ecuria e dobët e çmimeve, që pritet ta mbajë inflacionin në nivele të ulëta edhe për këtë vit.

“Politika monetare do mbetet në kah stimulues gjatë periudhës së ardhshme. Stimuli monetar do mbështesë rekuperimin e kërkesës së brendshme dhe do të çojë inflacionin tek objektivat. Rritja ekonomike për vitin 2015 do të jetë më e lartë se në 2014. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik do mbështetet në masë nga rritja e sektorit privat, ndërkohë që kërkesa e huaj do të ketë një rol të vogël pozitiv dhe shpejtësia e konsolidimit fiskal pritet të vijë në rënie”, saktësoi Sejko.

Edhe pse pret një përmirësim të lehtë, Banka e Shqipërisë vlerëson se ritmet e kredisë për ekonominë do të mbeten të plogështa edhe për këtë vit.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A