BSH: Kapitali grek dominon investimet e huaja në Shqipëri

03 Tetor 2014 – Në raportin e publikuar së fundi mbi treguesit ekonomik nga Banka e Shqiperise, verehet se kapitali grek dominon investimet e huaja në vendin tone.

Sipas Bankës së Shqipërisë, stoku i investimeve greke në tregun shqiptar në fund të vitit të kaluar ishte pothuajse 1.1 miliardë euro, pothuajse 40% më shumë krahasuar me vitin 2012. Investimet greke në Shqipëri janë kryesisht të përqëndruara në ndërmarrje të rëndësishme startegjike, si banka dhe kompani të telekomunikacioneve.

Rritja e kapitalit të këtyre ndërmarrjeve, që në rastin e bankave ka qënë domosdoshmëri për shkak të kërkesave rregulaltore, ka bërë që investimet greke në tregun shqiptar të shtohen, duke mbajtur vendin e parë. Me diferencë të ndjeshme nga shtetet e tjerë. Investimet greke përbëjnë 37% të stokut të investimeve të huaja, ndërsa vendi i dytë është tashmë Kanadaja, me 28% të totalit. Investimet kanadeze janë rritur vrullshëm në vitet e fundit, sidomos në sektorin e nxjerrjes së hidrokarbureve.

Të tjerë shtete që mbajnë peshë të konsdierueshme në strukturën e investimeve të huaja janë Austria me 13%, Hollanda me 12% dhe Turqia me 10%. Në përmasa drastike gjatë dy viteve të fundit ka qënë rënia e investimeve italiane. Tërheqja e kapitaleve të sipërmarrësve nga ky vend e ka kaluar stokun e investimeve të huaja në vlerën negative të 133 milionë eurove, ndërsa në vitin 2011 kishte qënë 427 milionë euro.

(BalkanWeb)

Gjirofarm SH.A