BSH: Bankat shqiptare dominohen nga kapitali i huaj

12 Korrik 2016 – Sistemi bankar shqiptar dominohet nga kapitali i huaj. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë në fund të vitit 2015 struktura e kapitalit përfaqësohet në masën 89 përiqnd nga kapitali i huaj me një rënie prej rreth 0.45 pikë përqindjeje kundrejt një viti më parë.

Është kapitali turk ai që ka dominuar për 2015-n me 25,7 përiqnd të totalit. Më pas vjen Austria me 19,38% dhe Italia 15,78 përqind.

Kapitali shqiptar llogaritet në gati 11 përqind të totalit, Franca dhe Gjermania kanë një përqindje më të moderuar. Krahasuar me 5 vite më parë vihet re rënie e kapitali austriak dhe atij grek në favor të kapitali turk, dhe disa vendeve të Bashkimit Europian.

Ndërsa, përqindja shqiptare ka mbetur e njëjtë me ndryshime të vogla. Për t’u nënvizuar është se njëra nga bankat që ishte me kapital francez në 2015-s tashmë ka ndërruar pronësi duke kaluar me kapital amerikan. Në Shqipëri operojnë 14 banka nga të cilat 2 janë me kapital dhe aksionerë tërësisht shqiptare.

Struktura e kapitalit bankar:

Shteti:                         Pesha:

Turqi                            25,7%

Austri                           9,38%

Greqi                           13,08%

Itali                             15,78%

Shqiperi                       10,95%

France                         5,76%

Gjermani                      3,61%

Te tjera jo nga BE         4,48%

Te tjera nga BE             1,26%

( Top Channel )

Gjirofarm SH.A