Borxhet e prapambetura ndaj biznesit, paguhen 40.5 mld lekë

25 Shkurt 2015 – Ministria e Financave deklaroi se deri më tani ka paguar nga buxheti rreth 40.5 miliardë lekë borxhe të prapambetura ndaj biznesit.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Financave bën të ditur se në këtë shumë përfshihen detyrime nga të gjitha kategoritë, që nga punët e papaguara publike e deri te TVSH-ja e parimbursuar, apo fatura të pashlyera për blerje mallrash dhe shërbimesh.

Shlyerja e borxheve të prapambetura ndaj biznesit nisi Janarin e 2014-ës. Në total, Qeveria ka planifikuar që të shlyejë 72.6 miliardë lekë detyrime të prapambetura ndaj biznesit. Sipas një strategjie të përcaktuar, likujdimi i tyre është shtrirë në një hark kohor 3-vjeçar, që nisi vitin e kaluar dhe përfundon në fund të vitit të ardhshëm.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A