Biznesi i kërkon Presidentit mosdekretimin e ligjit për Dhomat e Tregtisë

18 shoqata biznesi i kërkojnë përmes një letre Presidentit Bujar Nishani, mosdekretimin e ligjit për Dhomat e Tregtisë, të miratuar tashmë nga Parlamenti.

Sipas tyre, ligji nuk ka marrë parasysh konsultat me grupet e interesit. Pika më e kundërshtuar nga shoqatat e biznesit është anëtarësimi i detyruar me pagesë pranë Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, të organizuara në bazë qarku.

Në letër thuhet se shkelet Kushtetuta, e cila e përcakton se pjesëmarrja në organizime shoqatash dhe organizatash është e drejtë e qytetarëve dhe jo detyrim. E njëjta gjë, sipas tyre, sanksionohet edhe në Kodin Civil.

“Top Channel”

Gjirofarm SH.A