BERZH: Prodhimi kombëtar në Shqipëri do të rritet me 2.5 %

15 Maj 2015 – Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e mbajti të pandryshuar vlerësimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Në raportin e fundit për perspektivën e ekonomisë rajonale, BERZH-i thotë se prodhimi kombëtar në Shqipëri do të rritet me 2.5% këtë vit.

Por, sipas saj, vitin e ardhshëm rritja do të përshpejtohet në 3%, pasi ekonomia do të përfitojë nga ndërtimi i gazsjellësit Trans-Adriatik, përmirësimi i situatës në Eurozonë dhe efektet pozitive nga ulja e pritshme e kredive të këqija, të cilat mbeten më të lartat në rajon.

( Top Channel)

Gjirofarm SH.A