BB financon 65.9 mln euro për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore

10 Prill 2015 – Në Ministrinë e Financave u nënshkrua Marrëveshja e Huasë me Bankën Botërore për të siguruar financimin e nevojshëm për Projektin “Mirëmbajtje dhe Siguri Rrugore Bazuar në Rezultate”.

Kjo hua në shumën 65.9 milionë euro është pjesë e një projekti që bashkëfinancohet edhe nga Qeveria Shqiptare me një vlerë prej 41.2 milionë euro.

Marrëveshja u nënshkrua për palën shqiptare nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani, dhe në emër të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BB), nga përgjegjësja e Zyrës në Tiranë, znj. Tahseen Sayed.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A