BB: 1.1 mld USD financime për Shqipërinë deri në 2019

26 Shkurt 2015 – Banka Botërore i paraqiti Komisionit të Ekonomisë programin 5-vjeçar të bashkëpunimit me Shqipërinë, në të cilin angazhohet të ruajë nivelet rekord financimi.

“Po shikojmë një program me angazhime të reja financiare prej mbi 200 milionë dollarë në vit. Pra në total bëhet  fjalë për 1.1 miliardë dollarë për pesë vitet e ardhshme. Do të financojmë mesatarisht 3 projekte të reja në vit, të cilat përfshijnë mbështetje buxhetore për sektorin makroenomik dhe atë financiar si dhe në projektet e klimës së biznesit”, thotë Tahseen Sayed, shefe e Bankës Botërore në Tiranë.

Sipas Bankës do të jenë rreth 15 projekte që do të financohen deri në vitin 2019, të përqëndruara në sektorë të ndryshëm për të mbështetur rritjen ekonomike.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A