20 Qershor 2015 – Ministria e Financave bën me dije se është miratuar udhëzimi që përjashton anijet e peshkimit nga taksa e qarkullimit, ajo e karbonit dhe nga akciza.
Qeveria shpreson se përmes këtyre lehtësive t’i japë një tjetër hov zhvillimit të këtij sektori.
Udhëzimi përcakton se “furnizohen me karburant për peshkim, pa paguar taksën e qarkullimit, taksën e karbonit dhe akcizën, por duke paguar TVSH, subjektet e peshkimit që kanë statusin e pritësit të regjistruar dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj”.
Efektet e pozitive të këtij vendimi pritet të ndjehen edhe mes tregtarëve të karburanteve në Shqipëri, pasi deri më tani shumë prej subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në peshkim, zgjidhnin të furnizonin anijet e tyre në vendet fqinje për t’iu shmangur taksave të larta në vendin tonë.
(Top Channel)