Ahmetaj: Paketë mbështetëse për bizneset e plastikës

14 Janar 2015 – Qeveria po përgatit një paketë mbështetëse për industrinë e plastikës, të ngjashme me atë të fasonëve me qëllim rritjen e produktivitetit, investimeve në teknologji, punësimit dhe eksporteve.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj takoi të martën përfaqësues të kësaj industrie, me të cilët diskutoi lidhur me pengesat që has ky sektor.

Ahmetaj deklaroi se, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit do të rishikohet lista e importit të mbetjeve, në mënyrë që të lejohet importi i asaj kategorie që kjo industri përdor si lëndë të parë.

Grupi i punës i ngritur për këtë çështje ka një projekt me 12 pika, ndërsa pika të tjera do të shqyrtohen me rreth 15 institucione të tjera të përfshira në të.

(Top Channel)

Gjirofarm SH.A