Ahmetaj: Falen gjobat për sigurimet shoqërore

12 Mars 2015 – Qeveria ka miratuar Projektligjin për  “Faljen e gjobave për mospagimin në afat të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga subjektet juridike dhe fizike”.

Menjëherë pas përfundimit të Mbledhjes së këshillit të Ministrave, Ministri Arben Ahmetaj dha një deklaratë për shtyp gjatë të cilës deklaroi se “Përfitoj nga rasti t’i informoj subjektet që përfitojnë nga ky lehtësim, pra nga heqja në 80% të masës së gjobave, se ky lehtësim ka vlerë nëse detyrimet do të paguhen brenda datës 30 Prill 2015. Pra, falja e gjobave prej 80 % të masës së tyre do të arrihet dhe do të bëhet vetëm nëse janë paguar kontributet e tjera brenda datës 30 Prill 2015”, tha ministri Ahmetaj.

Nga ky lehtësim i drejtpërdrejtë përfitojnë 59 411 subjekte.

Gjirofarm SH.A