10 Mars afati i përditësimit së të dhënave të biznesit në QKR

28 Shkurt 2015 – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se afati përfundimtar për përditësimin e adresave kryesore dhe sekondare të bizneseve si dhe përditësiminin e kodeve ekonomike pranë Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) shtyhet deri në datën 10 Mars 2015.

Sipas këtij njoftimi përditësimi i adresave kryesore dhe sekondare të bizneseve do kërkohet të bëhet vetëm në rastet kur këto adresa rezultojnë të ndryshme nga regjistrimi i fundit i bërë pranë Qendrës Kombëtare te Regjistrimit.

“Përditësimi i kodeve ekonomike të veprimtarisë do kërkohet të bëhet vetëm në rastet kur kjo veprimtari rezulton e ndryshme nga regjistrimi i fundit i bërë pranë Qendrës Kombëtare te Regjistrimit” sqarohet më tej në njoftimin zyrtar të Administratës Tatimore.

Gjirofarm SH.A