Ju falenderojmë për ketë pyetje shumë të drejtë.
ABT i përpunon të dhënat në kompjutera tepër të sigurt dhe ku asnjë faktor i jashtëm nuk mund të ndërhyjë për të marrë informacion.
Të gjitha dokumentat që ne marrim prej jush pasi i hedhim në sistem i shkatërrojmë me pajisje speciale.
Stafi ynë ka nënshkruar një kontratë me ABT për ruajtjen e kofidencialitetit të të dhënave dhe mban përgjegjësi për çdo rrjedhje informacioni. Të njëjtën kontratë kompania jonë e lidh me ju, në të cilën ku garantojmë me përgjegjësi të plotë ruajtjen e konfidencialitetit.