Përse duhet të bashkëpunoj me ABT për financat e kompanisë time ndërkohë që kam të punësuar ekonomistë me kohë të plotë?

Sigurisht, në qoftë se kompania juaj ka një departament finance të konsoliduar nuk është shumë urgjente të bashkëpunojë me ABT, por…

Nuk besoni se ka ardhur koha që ju dhe drejtuesit e kompanisë tuaj të fokusoheni tek ajo çka kompania juaj ka si objekt kryesor? Nuk do të ishte më efektive që të kishit më tepër kohë për të lidhur marrëveshje tregëtare me klientë të rinj apo të konceptonit strategji të reja për të konkuruar në treg?

Prodhimi, tregëtimi dhe ofrimi i shërbimeve në një mjedis ku konkurenca rritet gjithmonë e më shumë kërkon angazhim dhe fokusim më të madh nga ju dhe drejtuesit e kompanisë.

Ligjet ndryshojnë shpesh dhe kjo kërkon që financierët e kompanisë tuaj të trajnohen vazhdimisht dhe të azhornohen me çdo ndryshim që ndodh. Në sa trajnime kanë shkuar vitet e fundit financierët tuaj?

Ju duhet të pyesni veten gjithashtu se çfarë do të ndodhte sikur për një arsye të fortë nesër financieri juaj lë detyrën. Jeni gati të filloni proçesin e rekrutimit të një personi të ri? Jeni në gjendje të vlerësoni nëse kandidati i ri është i aftë profesionalisht?

Duke bashkëpunuar me ABT këto dilema do të marrin fund pasi ne ofrojmë një staf me eksperiencë të gjatë në fushën e financës i cili trajnohet dhe informohet vazhdimisht për ndryshimet e legjislacionit. Ekspertët tanë janë në dispozicionin tuaj në çfarë do momenti për t’ju dhënë informacionin që ju kërkoni për kompaninë tuaj si dhe sugjerime për ato çka duhet të keni kujdes.

Gjirofarm SH.A